leoni

Kontrata kolektive për punëtorët e sektorit të kulturës pritet të nënshkruhet

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar Rrahman Jashari, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, SBASHK.

Ndërmjet ministrit Shala dhe kryetarit Rrahmani u bisedua për kushtet e përgjithshme në të cilën ndodhen të punësuarit në Kosovë, veçmas ata të fushës së kulturës. Po ashtu, ndërmjet Shalës dhe kryetarit Jasharit u theksua nevoja për intensifikimin të bashkëpunimit ndërmjet MKRS-së dhe SBASHKU-ut në funksion të përmirësimit të kushteve për këtë kategori të punëtorëve.

Ministri Shala u shpreh se do të bashkëpunojë ngushtë me SBASHK-un, në të mirë të mbrojtjes së interesave të punëtorëve të sektorit të kulturës, ndërsa kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen dhe u shpreh se bashkëpunimi i ngushtë me MKRS-në për të ndihmuar në përmirësimin e kushteve për punonjësit e sektorit të kulturës në Kosovë, është tejet i dobishëm dhe në të mirë të kësaj kategorie.

Po ashtu, në këtë takim u tha se së shpejti pritet të nënshkruhet kontrata kolektive për sektorin e kulturës, ndërmjet MKRS-së dhe SBASHKU-ut, me çka rregullohen çështja e punonjësve të sektorit të kulturës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …