Tomë Gashi

Tomë Gashi: Konstatojmë se raporti i autopsisë i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë nuk është i plotë

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi pasi ka analizuar raportin e publikuar nga Prokuroria ka deklaruar se Ky raport vetëm konfirmon atë që është ditur deri më tani; se Astrit Dehari ka vdekur nga Asfiksia , bllokim i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes nga mjeti i fortë. Mirëpo, edhe pas kërkesës tonë që Prokuroria të na dorëzojë provat që ekspertët e pavarur të angazhuar nga familja Dehari të japin mendimin e tyre, kjo kërkesë nuk është aprovuar as pas 13 ditësh pas vdekjes se Astritit”, ka thënë Gashi. Me qenë se nuk na është dhënë asnjë provë që ekspertë të pavarur Dr. Besim Ymaj nga Shqipëria dhe Dr. Besim Latifaj nga Anglia t’i përdorin për raportin e tyre, atëherë konstatojmë se raporti i autopsisë i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë nuk është i plotë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …