Fatmir Xhafaj

Fatmir Xhafaj, kërkoi nga Ministria e Financave të verifikojë shpenzimet e fondeve nga institucionet e pavarura

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, kërkoi dje nga Ministria e Financave që të verifikojë shpenzimet e fondeve nga institucionet e pavarura. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve Xhafaj tha  se titullarët e institucioneve të pavarura ankohen për mungesa fondesh, por kur vjen puna janë gjithmonë nëpër udhëtime dhe bëjnë qejf me paratë e shtetit. Kryetari i Komisionit të Ligjeve ka ngarkuar drejtoreshën e Buxhetit të Shtetit, Mimoza Dhëmbi, që të monitorojë mënyrën se si i harxhojnë paratë institucionet e pavarura dhe sa prej këtyre fondeve shkojnë për udhëtime jashtë vendit. “A është ndonjë zë më vete në shpenzime se sa herë fluturojnë jashtë shtetit këta të institucioneve të pavarura? Se sa herë që i marr në telefon këta të institucioneve të pavarura, gjithmonë u them: ‘Ku je, më thonë jam jashtë shtetit’.

Këta ngelën në avion. Nuk e kam me rastin konkret, por në përgjithësi. Edhe ata që ishin dje i pashë që ishin të kënaqur dhe u keni dhënë fonde mirë që të bëjnë qejf jashtë shtetit. Ndoshta duhet të shohim dhe në një kuadër monitorimi bashkë me ministrinë, duhet të bëjmë diçka si shpenzohen këto fonde gjatë vitit. A mund të na bëni një raport për vitin e kaluar, ta kemi dhe për në seancë. Këtej thonë s’ka bojë e s’ka letër, për udhëtime ka”, iu drejtua Xhafaj drejtoreshës së Buxhetit, e cila mori përsipër që të përgatisë një raport për shpenzimet e 10-mujorit të vitit të kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …