Zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Valon Murtezaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës janë duke punuar në përmbushjen e standardeve që ndërlidhen me mundësinë për anëtarësim në UNESCO, ndonëse ai nuk ka përmendur afate të mundshme se kur dhe nëse Kosova do të aplikojë për pranim në këtë organizatë. Asnjë deklaratë e autoriteteve të Serbisë nuk mund ta ndalojë Kosovën të anëtarësohet në Agjencinë për Kulturë, Shkencë dhe Arsim të Kombeve të Bashkuara dhe institucionet e Kosovës janë duke punuar për një anëtarësim të tillë, kanë bërë të ditur zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Kosova e ka kërkesën e saj plotësisht legjitime për t’u anëtarësuar në UNESCO. Aktualisht, Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Jashtme dhe ministritë e tjera përkatëse, ajo e Kulturës, janë duke punuar për të avancuar standardet që lidhen drejtpërdrejt me këtë anëtarësim”, deklaron Murtezaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …