Hashim Thaçi dhe Edi Rama

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi premton që Samiti i radhës i Diasporës Shqiptare do të mbahet në Prishtinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar një iniciativë të jashtëzakonshme organizimin e Samitit të Diasporës shqiptare, e cila është bashkuar këto ditë në Tiranë. Thaçi ka thënë se Samiti i Diasporës i organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbledhur mbi 1000 përfaqësues të diasporës nga 40 shtete të ndryshme të botës. “Qysh nga koha e Rilindjes Kombëtare, deri te shpallja e pavarësisë, diaspora shqiptare ka qenë një prej shtyllave kryesore te përpjekjeve të kombit tonë për liri, pavarësi dhe shtetndërtim. Ne të gjithë duhet të punojmë që diaspora shqiptare, me potencialin e madh që ka, tani të shndërrohet në partner të zhvillimit socio-ekonomik, arsimor, profesional, kulturor e sportiv të shteteve tona. Pas Tiranës, samiti i radhës i diasporës shqiptare do të mbahet në Prishtinë”, ka thënë kryetari, Thaçi i cili ka qenë pjesëmarrës i këtij samiti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …