Të dashur lexues me qëlloi edhe mua fati për të folur, shkruar, analizuar dhe krahasuara “librat” dëshmitë e shkruara dhe ato të papublikuara për t’i thënë disa fjalë. Para se të flasim për analizën e librit Mashtrimi i madhi të autorit Bardhyl Mahmuti, paraqes një shembull krahasues ndërmjet komunikimit të Vuk Drashkoviçit dhe Ismail Kadaresë.
Vuk Drashkoviçi (intelektual, studiues dhe politikan serb) ju është drejtuar shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadaresë me një letër, e cila shihet shumë qartë se ai dhe ata synojnë në një formë tjetër ta pengojnë shtetësinë e Kosovës dhe bashkimin e konceptit shqiptar drejt integrimit europian. V. Drashkoviçi, një nacionalist serb, siç njihet më një epitet të tillë nga shqiptarët dhe një njeri i penës, në nivel të shkëlqyeshme serbe, gjënë guximin e mendjes së ftohtë “të korpateve” të thotë:: “…flamuri kuq e zi, gjak e në zi, me shpend grabitës në mes ose kohe ende nuk ekziston (…) është dashur të lahej aq herë në gjakun serb dhe që, duke çliruar Ballkanin nga turqit, të arrimë deri në Prishtinë, Prizren, Shkup, Shkodër (…). Në këtë udhëtim, pengesë më të madhe kishte jo okupatorin, por të okupuarit! Jo turqit, barbarët dhe gjyshërit e Tuaj, shqiptarët, përkatësisht arnautët, ose arbanasët ose shifrarët, siç quhen nga serbët”1.)
Kadare, i është përgjigjur në mënyrë metaforike dhe me një koncept dhe mesazh si të ishte vërtetë me mendje dhe shpirt të francezeve demokratik dhe modern, por sigurisht se në shpirtin e tij për një moment të caktuar i është nxehur gjaku duke thënë: “Të vinte keq që, një shkrimtar i talentuar si ai, kishte rënë në psikozën e nacionalitetit … Drashkoviçi naiv nuk kuptonte, ishte i bindur se Europa ishte me të. Gjithmonë, padashur ta fyej, do të mundja t’i thosha sot: kolegu Drashkoviç, para kaq e kaq vitesh na keni ndihmuar jo pak, me atë letrën tuaj ...”2. Ky komunikim dhe shkëmbime të mendimeve të tjera nga intelektualet të ndryshëm luajtën një rol të veçantë për ta informuar shoqërinë vendore dhe ndërkombëtare. Andaj, informimi i medieve vendore (edhe ndërkombëtare) ishte i kontrolluar dhe informuar nga Serbia dhe ishte mjaft i madh në ndikimin e dezinformimit, madje më 26 maj të vitit 2000 gazetari belg Michel Collon kishte cituar: “Çdo luftë fillon me gënjeshtër mediatike”3!)
Libri Mashtrimi i madh është një vepër kolosale. Autori i librit është një Martin Segon apo Marin Barlet i dytë. Por, kuptohet qasja metodologjike e punës së kohës (prezantimi i informacioneve), hulumtimi dhe vështrimi është orientues i afërt dhe në kohë, apo regjim mashtrues të ndryshme. Autori përmes këtij libri ka trajtuar shumë rast interesante si të rasti hetues i Bekim Mazrekut, rasti i Kleçkës, rasti i Abrisë së Epërme të datës 26 dhe 27 shtatorit, por edhe dhjetëra raste të tjera që libri është dëshmia më e mirë për ta parë dhe vërtetuar se kush ishin ata që kanë kryer gjenocid dhe kush mbrojtës të pragut të shtëpisë.
Kriminelet që kishin kryer krime e kuptuan gabim e tyre, ata demaskuan duke i publikuar ato si kukulla apo si informacione jo të vërteta. Rastet e tjera janë ato të Panda në Pejë dhe maskimi i serbëve, por edhe maskimi i Shërbimit britanik MI-6 që vranë 6 djelmoshat serbë në Pejë. Në vazhdim kemi rolin e William Walkerit dhe ‘masakrën e Reçakut”. Për këtë masakër është pyetur Milloshoviqi në Hagë, por ky i fundit u përpoq të manipulonte më fotografi të një personi të vrarë.
Libri “Mashtrim i madh” vazhdon me prologun e ushtarëve perëndimor të zënë rob, dalja masive e shqiptarëve nga shtëpitë e tyre, rasti i Krushës dhe shumë raste të tjera të trajtuar dhe prezantuara në libër, të cilat argumente kanë plotësuar dhe kuptimsuar fjalën “mashtrim” dhe epitetin e mbiemrit “i madh”. Libri më të drejtë është quajtur “Mashtrim i madh” sepse ideja thelbësore e regjimit ishte dezinformimi dhe mashtrimi i opinionit.
Mirëpo kjo ide dhe projekt veprimi nuk i vazhdonte më regjimit, sepse u zhvilluan takime dhe negociata të ndryshme, si në Rambuje, Vjenë dhe takim të tjera në vende të ndryshme që kanë ndodhur dhe që janë trajtuar në librin “Mashtrim i madh”. Autori i librit ka ofruar argument interesante të thënë nga një këndvështrim tjetër, në këtë rast nga folësit nën ndikimin e psikozës sllave dhe parë nga vet pendimi i serbeve, si rasti i policit serb Slobodan Stajanovic, apo edhe të mashtrimit të ushtarit serb me uniform të UÇK-së, si rasti i Slavko Nikic.
Libri “Mashtrimi i madh” i autorit Bardhyl Mahmutit ka ofruar mjaft argumente të menduara me një koncizitet të plotë. Libri në fjalë është i ndërtuar dhe i menduar në dy pjesë apo shtylla kryesor. Në pjesën e parë ka shtatë kapituj, kurse në pjesë e dytë ka gjithsej tre kapituj.
Në pjesën e parë të librit në theks të veçantë kemi trajtimin dhe prezantimin e tri rasteve, si ai i Reçakut, i kafenesë Panda dhe rasti i Kleçkës, por kjo pjesë e librit është e plotësuar edhe me nënkapituj të tjerë, si: Lufta dhe gënjeshtra mediatike, demaskimi dhe trysnia ndërkombëtare, prezantimi dhe roli i Konferencave; plaçkitja me uniforma të UÇK-se, rezultatet e eksperteve mjekoligjore, në lëkurën e qengjit, operacioni Patkoi, Kosova-teatër me dyer të mbyllura, spastrimi etnik, prania ndërkombëtare në Kosovë, rasti i ish kryeministrit Haradinaj, reagimet e ndryshme në shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe jeta përbëhet nga detajet dhe një detaj mund të ndryshojë një jetë, janë pjesë studimore, hulumtuese dhe argumentuese të trajtuara në librin në fjalë. Shumë nga nënkapitujt në fjalë janë demaskuar nga shërbimi sllav, por e vërteta e regjimit dhe gjenocidit serb dihet tani edhe botërisht.
Pjesa e dytë e librit përbëhet nga disa kapituj, të cilët mund t’i veçojmë: Libri i bardhë dhe strategjia e nxirjes së shqiptarëve, UÇK-ja dhe fundamentalizmi islamik, ideologjia maksiste leniniste, krimi i organizuar, UÇK-ja dhe mafia shqiptare. Në theks të veçantë analizë të “Librit të bardhë: Terrorizmi i separatistëve shqiptarë në Kosovë dhe në Metohi”, i cili libër është botuar dhe përkthyer në gjuhën angleze dhe frënge në vitin 1998, por edhe ribotuar në vitin 1999, 2001, 2003 etj. Sipas “Librit të bardh” shërbimi sekret serb ka publikuar se “familjet e caktuara kontrollojnë në një vend dhe ushtrojnë aktivitete kriminale. Në librin e bardhë përshkruhet se në Kosovë ka shumë familje të vogla kriminale. Por, këto familje janë të ndikuara nën ndikimin dhe kontrollimin e klanit të Drenicës, të Dukagjinit dhe të Llapit. “Libri i bardhë” vazhdon me mendimet të tilla, të cilat, Kosovën e ndanë në tri zona, në atë të Drenicës, Dukagjinit dhe të Llapit. Në faqen 22, të librit të bardh në figurën 1, vazhdon me figurën 2, 3, 4, 7 etj, që janë dhënë si diagrame të rrjeteve apo klaneve të zonave të theksuara më lartë.
Autori i librit “Mashtrimi i madhe” ju është referuar dhe frymëzuar edhe nga ky libri metaforik, pra nga “Libri i bardhë”, i cili hapi dritare për një divergjencë kontrastive rreth shumë vrasjeve civile. Prandaj, libri i bardhë nuk është i vetmi si i tillë me koncepte dhe ide të paargumentuara dhe dezinformuese. Si një libër i tillë kemi edhe mjaft studime dhe tekste të botuara dhe shpërndara nga akademiket serb nëpër qendra të ndryshme universitare.
II
Gjatë një vizitës studimore që kisha në “Center Europe University” në Budapest gjeta një libër me kopertina metaforike dhe mashtrues, pra kuq dhe zi, i cili libër është në gjuhën angleze dhe quhet: “Greater Albania, concepts and possibile consequences – Shqipëria me e madhe, konceptet dhe rezultatet e mundshme”, Beograd, 1998.
Termet “Shqipëria e madhe”, “Libri i bardh”, në gjuhësi njihen sintagma emërore, por librat në fjalë ofrojnë dëshmi të fuqishme se pas gjenocidit dhe regjimit të Milloshovicit kanë qëndruar edhe intelektualet dhe akademiket e Beogradit.
Libri: “Greater Albania, concepts and possibile consequences – Shqipëria me e madhe, konceptet dhe rezultatet e mundshme” të autorit dhe autorëve “Jovan Čanak – Dr. Kosta Čavoški – Profesor i drejtësisë, në Universitetin e Beogradit; Dr. Slavenko Trezič – Drejtor i Institutit të Historisë dhe Drejtor i Akademisë se Arteve dhe Shkencës se Serbisë; Dr. Dusan Batakovič – Drejtor i Institutit për Hulumtime dhe analisti politik Tomislav Kresovič. Një përkujdesje të natyrës shkencore dhe kontribut e ka dhënë edhe profesori universitar dr. Radovan Radovanovič” kështu që, ata përgjithësisht nuk kursyen dezinformimin, fyerjen, nënçmimin, mashtrimin e opinionit për gjuhën, kulturën dhe kombin shqiptar.
Populli shqiptar ka pasur epitetin mbrojtës, mirëpo edhe i njohur ndërkombëtarisht, i cili është dëshmuar dhe simbolizuar nga (…) Teuta dhe Aleksandri dhe deri të (…) Xheva, Fehmi Lladrovci dhe Adem Jashari (…). Andaj, ne, nuk kemi qenë uzurpues, dhunës, vrasës, masakrues, shpërngules masiv, në kohën modern, siç ishte lufta e fundit në 1997, ‘98 dhe ‘99 në Kosovë. Luftë e përmasave dhe parimeve krejtësisht të kundërta. Shqiptarët duke u vetëmbrojtur, kurse serbët dhe ruset duke synuar, dhunë, vrasje, uzurpim, mashtrim dhe asimilim të përgjithshëm, sikur që kanë bërë dhe vepruar që nga ardhja e tyre ndërmjet shekullit 7 dhe 9. Por, kësaj radhe bota akademike serbe gabuan shumë rëndë, si shumë herë më përpara (…), sepse në vitin 1997, e gjithë Bota e kishte informacionin se kush ishin vrasësit, uzurpuesit dhe kriminelet. Ata dhe ne, kishim para vetës shumë argumentime të fuqishme se çfarë kishte bërë Serbia kundër boshnjakëve dhe kroatëve. Mirëpo, në një version të tillë nuk do t’i shërbente për dezinformim e gjendjes që ishte në Kosovës, aq më pak edhe për botën akademike, sepse ishin të informuar për luftën në Bosnje, Kroaci dhe vazhdimin e luftës në Kosovë (1997 – 1998). Andaj, çdo qytetar i qytetëruar që ka mësuar për hartën e “Ballkanit dhe të Evropës” e dinë saktësisht se ku dhe kur janë themeluar shtetet dhe si, por edhe kush i përfaqëson ato! Për shtetin dhe popullin shqiptar, dhe për shtrirjen e tij gjeografike, gjuhësore, kulturore dhe historike është dëshmuar brez pas brezi nga studiuesit e huaj dhe shqiptarë.
III.
Le t’i kthehem një mendimit përfundimtar të libri “Mashtrimi i madh”, i cili libër ka ofruar edhe shumë fotografi dëshmuese, të cila vërtetojnë se kush qenë vrasësit dhe mashtruesit. Në faqen 49 të librit është një fotografi mjaft interesante, e cila dëshmon se kush qe komandat i asaj zone. Aty është komandanti Nenad Stojkovic (Obri,1998). Po në këtë vit dhe vend, si një qytetar i Republikës së Kosovës isha në atë pjesë banimi dhe strehimi. Në territorin e Drenicës është Obria, në pjesën perëndimore të saj gjendet një fusha e vogël në trekëndëshi Açareve, Obri, Cerrovik dhe Ujmirë ku nën komandën e Nenad Stojkoviçit janë vrarë dhe masakruar civil shqiptarë. Rasti i qytetarëve civilëve të vrarëve në Açareve (…) mbi tunelin e dytë, aty i kam prirë dhe organizuar varrimin e tyre “unë isha si dëshmitar, e di çka kam parë dhe varrosur” – “njerëzit-njerëzve në aspekt human nuk do të ishte dashur të veprojnë ashtu”. Civilet e vrarë i varrosem përkohësisht mbi tunelin e dytë të Ujmirit. Rasti i “Grykës se debiqiqes” ku nën komandën Nenadit kam vrarë dhe masakruar qytetarë të pafajshëm. Andaj, edhe në këto varrime dhe rivarrime në atë kohë kam qenë pjesë e fatit tragjik. Aty kemi vërtetuar dhe parë se ka pasur të vrarë edhe të masakruar. Emrat e të vrarëve dhe të masakruarve janë të njohur për të gjithë ne dhe për autorin e shkrimit. Gjykata speciale do të duhej të kishte për plan gjenocidin serb që ka bërë ndaj shqiptarëve. Shqiptarët kanë tri gjera shpirtërore të shenjta: Biblën, Kuranin dhe UÇK-në.
Dhe krejt si fund do të doja të përfundoja me rastin e Dr. Milan Shulay (studiues kroat) i cili ishte shumë i pasionuar për të paraqitur të dhënat reale dhe shkencore për lidhshmërinë pelazgo-iliro-shqiptar. Por, fati i tij dihet se ç’i ndodhi në vitin 1933 në Beograd. Ky rast dhe shumë raste të tjera të paraqitura në librin “Greater Albania …”, “Libri i bardh” dhe tekste të tjera lënë për të nënkuptuar se në Beograd, para, gjatë dhe pas luftës nuk kishte dhe nuk ka frymë të lirë akademik, por ata i shërbejnë më apo pa dashje shërbimit historik të gabuar serb.
Të nderuar lexues, u detyrova ta orientojë ujin në këtë drejtim, sepse ai një ditë do ta shtrinë shtratin e vetë të pranueshëm dhe të besueshëm se kush ishin mbrojtësit dhe kush vrasësit dhe mashtruesit.
Autori i librit “Mashtrimi i madh” ka krijuar një kapitull të ri, mbështetur në rrethime argumentuese, intervista, filmime, fotografi dhe dëshmi të tjera mjaft interesante, të cilat i kanë dhënë kuptim librit të quhet Mashtrimi i madh, por edhe autori me kontributin e tij frytdhënës dhe të kujdesshëm, por edhe vlera e librit që janë: historike, politike, sociale, gjuhësore dhe akademike që dolën në dritë shumë të vërteta, të papara dhe argumentuara më parë, të cilat e fuqizojnë fjalën dhe kuptimin e saj. Autori i librit “Mashtrimi i madh” ka vlerën e mendjes dhe veprës së Marin Barletit të dytë. Autorit ju urojmë shëndet dhe suksese të reja në shkencë dhe jetë.
Referencat:
1 Ismail Kadare, Çlirimi i Serbisë prej Kosovës, Tiranë, 2012, f.36
2 Po aty, f. 45-46
3 Bardhyl Mahmuti, Mashtrimi i madh, Prishtinë, 2015, f. 75