Ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës, Lubomir Mariq dhe Dalibor Jevtiq kanë thënë se do t’u kthehen institucioneve nëse kthimi i tyre paraprihet me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Sipas agjencisë serbe Tanjug, ministri Mariq ka thënë se Lista Serbe gjithmonë ka insistuar në zbatim të marrëveshjeve të Brukselit. “E rëndësishme për ne është vazhdimi i zbatueshmërisë së marrëveshjes për AKS. Këtë ia kemi bërë me dije edhe zyrtarëve ndërkombëtarë. Kështu që presim që Qeveria e Kosovës ta vë në rend dite shpejt miratimin e vendimit dhe dekretin e parimeve për themelim”, theksoi Mariq, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …