Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku së bashku me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ipeshkvin, Dodë Gjergji, zëvendësministrin Emanuel Demaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë, përuruan përfundimin e punimeve të rrugës në fshatin Stubëll e Epërme në komunën e Vitisë. Me rastin e përurimit të rrugës, ministri Zharku përgëzoi vendasit për përfundimin e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor, i cili ka një rëndësi të madhe jo vetëm për banorët e këtij lokaliteti por edhe më gjerë. “Ne do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën rrugore në komunën e Vitisë dhe do të përkrahim financiarisht projektet e tjera prioritare të kësaj zone që do të ndikojnë në zhvillimin e gjithëmbarshëm të saj”, tha ministri Zharku.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …