Haki Demolli

Ministri Demolli takoi ministrin e Mbrojtjes të Estonisë, Hannes Hanso

Ministri FSK-së, Haki Demolli u takua me ministrin e Mbrojtjes së Estonisë, Hannes Hanso në Halifaks të Kanadasë, ku po qëndron për vizitë zyrtare, me ftesë të posaçme nga Ministri i Mbrojtjes së Kanadasë dhe Forumi prestigjioz i Halifaxit.  Ministri Demolli theksoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit në mes të MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Estonisë, si dhe i shprehu gatishmërinë për inicimin e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive dhe dyja vendeve në fushën e sigurisë.

Gjithashtu, Ministri Demolli, e ftoj nikoqirin për vizitë në Kosovë, për të parë nga afër progreset e FSK-së, gjë që u mirëprit nga ministri  estonez i Mbrojtjes, Hannes Hanso, i cili  shprehu interesimin e tij për zhvillimin e FSK si dhe për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe rajon duke shprehur gatishmerinë e tij edhe për intensifikimin e marrëdhënieve meMFSK- në në të ardhmen e afert. Në Forumin Ndërkombëtarë të Sigurisë në Halifaks të Kanadasë pos nikoqirit, ministrit Sajjan, ishin të pranishëm nën-Sekretarët e Përgjithshëm të OKB-së për Misionet Paqeruajtëse respektivisht për mbështetje në teren z. Herve Ladsous dhe z.Atul Khare, ministrat e mbrojtjes ose zëvendësit e tyre nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Polonia dhe shtete tjera anëtare të NATO-së, ndërsa nga vendet e rajonit të pranishëm ishin Ministrat e rajonit nga Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Kroacia.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …