Në procesin e zgjedhjeve të brendshme të Aleancës Kosova e Re, në Shtime është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Forumit Rinor të degës. Në mesin e qindra mysafirëve Kuvendin nga afër kishin ardhur ta ndjekin edhe përfaqësues të AKR-së nga qendra dhe degët, si ish kandidati për kryetar të Prishtinës, Korab Sejdiu, sekretarja organziative e AKR-së, Rejhan Vuniqi, drejtori për Rini, Kulturë dhe Sport në Komunën e Prishtinës nga radhët e AKR-së, Besart Vllahinja, koordinatori i Forumit Rinor nga qendra, Sami Boroci, koordinatorja e Forumit të Gruas Mirlindë Gashi, koordinatori i AKR-së në Ferizaj, Labinot Tahiri, e shumë mysafirë të tjerë.
Nën intonimin e himnit, punimet e Kuvendit i hapi koordinatori i AKR-së në Shtime, Muhamet Ademaj, i cili i falënderoi të rinjtë për pjesëmarrje dhe tha se ky Kuvend është moment i rëndësishëm për fuqizimin e AKR-së në Shtime. Ai tha se Aleanca Kosova e Re, dhe presidenti Behgjet Pacolli do t’i japin mbështetje të fuqishme rinisë së Shtimës. Kuvendin e përshëndeti edhe koordinatori i Formit Rinor të AKR-së Sami Boroci, i cili duke i përshëndetur të pranishmit, tha se të rinjtë në AKR përkundër partive tjera janë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes si dhe janë të integrauara në organizatat rinore evropiane. Më pas nga procesi i rregullt zgjedhor, në prani të 161 delegatëve, Kryetar i Forumit Rinor të AKR-së në Shtime, me shumicë votash u zgjodh Fisnik Bunjaku. Bunjaku në fjalën e tij përshëndetëse tha se rinia është promotore e ndryshimeve pozitive në Kosovë. Ai tha se suksesi do të mund të arrihet vetëm duke qenë pjesë e Aleancës Kosova e Re, që udhëhiqet nga humanisti dhe biznesmeni me përmasa botërore Behgjet Pacolli. Kuvendi më pas zgjodhi edhe kryesinë e degës me nënkryetarët Liridon Jashari e Leutrim Hoxha, sekretare Arbenita Rexhepin si dhe Kryesinë e Forumit të degës të përbërë nga 12 anëtarë.