Bashkatdhetarë që jetojnë në Zvicës u tubuan në Ostermundigen për ta nderuar jetën e veprën e Astrit Deharit

Bashkatdhetarë që jetojnë në Zvicër u tubuan në Ostermundigen për ta nderuar jetën e veprën e Astrit Deharit

Shumë bashkatdhetarë që jetojnë në Bernë, rrethinë e në qytete tjera të Zvicrës, u tubuan në Ostermundigen për ta nderuar jetën dhe veprën e Astrit Deharit, i cili ndërroi jetë në Burgun e Prizrenit, në rrethana të pasqaruara. Deri tani askush nga organet kompetente të pushtetit nuk ka dhënë asnjë lloj përgjegjëse. Të prekur thelle dhe të indinjuar nga ky rast, bashkatdhetarët e kërkuan drejtësi të pavarur dhe të pamotivuar politikisht për Astrit Deharin. Para të pranishmëve, përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, i cili pasi foli për figurën e Astrit Deharit si njeri dhe veprimtarë i dalluar, tha se kjo vrasje është e qëllimshme nga një pushtet kriminal.

 Ndaj, siç shkruan portali “zsh”, është më se e nevojshme që të bëhen hetime të pavarura dhe të besueshme. Para të pranishmëve foli edhe Kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes për Zvicër, Mujë Shala. Në këtë rast dhe në të gjitha rastet tjera gjërat duhet të thuhen me gjuhën e vërtetë, ndaj edhe ka ardhur koha që t’i thuhet mjaft kësaj politike kriminale- nënvizoi Shala. Këtë tubim e udhëhoqi njëri nga organizatorët, Ismet Rashiti, i cili shprehu dhembjen për këtë humbje. “Astriti që nga hapat e parë të bërë këtu në Bernë, bashkë me gjithë familjen e tij, ishte vërë në shërbim të lirisë, pavarësisë dhe bashkimit kombëtar. Jemi tubuar këtu të kërkojmë drejtësi për vdekjen e papritur të Astritit tonë Burgun e Prizreni”, tha ndër të tjera ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …