leoni

Aleanca e Turqisë me NATO-n nuk do të dobësohet

Aleanca e Turqisë me NATO-n nuk do të dobësohet

Shefi i Përgjithshëm i Ushtrisë turke, gjeneral i përgjithshëm, Hulusi Akar, thotë se aleanca e Turqisë me NATO-n nuk do të dobësohet. Në një fjalim të mbajtur gjatë Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Stamboll, ai  ka thënë: “Lufta jonë kundër terrorizmit do të vazhdojë. Ashtu sikurse ishim të vendosur më parë, edhe tani jemi të vendosur. Asnjë armik i jonë i përbashkët nuk do të mund të përfitojë nga ajo ngjarje tragjike.  Kërkojmë nga shtetet aleate të jenë në bashkëpunim të plotë me ne. Ky është një kërcënim shumë serioz.” Duke theksuar se edhe pse me shumë zhvillime negative Turqia ka dhënë maksimumin për stabilitetin e rajonit, Akar në vijim tha se kriza në Siri është një përplasje e madhe dhe se ajo është një nga tragjeditë më të mëdha pas luftës së dytë botërore, ku më shumë se gjysmë milioni njerëz kanë humbur jetën. Ai ka nënvizuar se nëse opinioni ndërkombëtar do të merrte për bazë fjalët e Turqisë për zgjidhjen e problemit në Siri, ai do të ishte zgjedhur me kohë. Ai tha se më shumë se 5 milionë sirianë tashmë ndodhen jashtë vendit të tyre, ku 3 milionë janë në Turqi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …