Bashkëpunimi në drejtësi do të thellohet duke krijuar marrëveshje bilaterale. Marrëveshjet e reja janë te domosdoshme, si për ndihme juridike që do t’i definonin, harmonizonin dhe lehtësonin procedurat dhe do te siguronim një bazë të qëndrueshme ligjore për bashkëpunim juridik. Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ta takuar sot shefin e ri të Zyrës diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës, Z. Jean Louis Servais me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit. Ministrja Hoxha vlerësoi bashkëpunimin e ndërsjellë dhe theksoi se mbështetjen e Belgjikës për drejtësinë e Republikës së Kosovës si shumë të vlershme dhe të mirëseardhur.
