Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Halifaks të Kanadasë, ku po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Siguri, u takua me senatorin Xhon Mekkein, nënsekretarin amerikan të Mbrojtjes, Brajann Mak Keon, sekretarin e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Majkel Fallon, si dhe me sekretarin e Mbrojtjes së Parlamentit të Gjermanisë, Ralf Brauskipe. Ministri Demolli e falënderoi senatorin, Mekkein për mbështetjen e tij gjatë dy dekadave për Kosovën, si një nga zërat më të fuqishëm dhe më të palëkundur të angazhimit amerikan në Kosovë.
