leoni

Qeveria Serbe

Serbia në pritje të përkrahjes së Trumpit

Duke pritur lëvizjet e para të kryetarit të sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, një numër i caktuar i politikanëve  dhe analistëve serbë,  në mënyrë të hapur, sugjerojnë se Trump do ta përmirësojë atë që e quajnë “padrejtësi që iu ka bërë Serbisë”. Duke gjurmuar sinjalet e një kthese amerikane ndaj Ballkanit, disa medie e kanë nxjerrë qëndrimin e këshilltarit për politikë të jashtme të presidentit të zgjedhur Trump, Valid Fares, i cili në një analizë në vitin 2007 kishte theksuar që “nëse shqiptarët e Kosovës e arrijnë pavarësinë, të njëjtën duhet mundësuar edhe serbëve të Bosnjës”. Zharko Koraq, politikan opozitar në Serbi, ish- zëvendëskryeministër në qeverinë e Zoran Gjingjiqit, thotë se ideja që Republika Serbe është një lloj kompensimi për Kosovën dhe që herët a vonë do të bëhet shtet i pavarur ose pjesë e Serbisë, ndonëse, sipas tij, Serbia nuk ka qenë asnjëherë përtej lumit Drini, në esencë është një ide e vlefshme në Serbi. (REL)

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj: Kurti ka legalizuar varfërinë dhe po e thellon atë me zgjedhje të reja

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti, …