Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë shqyrton sot kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen antikushtetues të ligjit “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i njohur ndryshe si ligji i Vettingut. Gjithashtu, ankimimi i opozitës, i depozituar më 5 tetor, kërkon dhe pezullimin e ligjit, deri në marrjen e një vendimi nga ana e Gjykatës. Në seancën e sotme pritet që PD dhe Kuvendi të paraqesin argumentet ‘pro’ dhe ‘kundër’ ligjit në fjalë, i miratuar me 30 gusht ne parlament, vetëm me votat e maxhorancës.Megjithatë, nuk pritet të ketë një vendim përfundimtar, para ardhjes se Opinionit të Komisionit të Venecias, të cilit i është drejtuar per marrje mendimi Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit më 25 tetor vendosi të pezullojë zbatimin e ligjit të Vettingut, duke çuar praktikisht në bllokimin e reformës në drejtësi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …