E rrethuar nga simpatizantë të shumtë, kancelarja e Gjermanicë, Angela Merkel duhet t`i mbajë lart flamujt e Bashkimit Evropian Të paktën për një periudhë kohe shkruan, Bernd Riegert, transmeton Dojçe Vele. Ajo ka një përparësi të madhe. Ka qenë gjithmonë aty ku është. Të paktën kjo është ndjesia. Asnjë kryetar tjetër qeverie evropiane nuk ka qëndruar më gjatë në post se Angela Merkeli. Majt, Renzit, Ciprasit dhe Hollandet shkojnë e vijnë. Politikania më me ndikim e Evropës është gjithmonë aty. Ajo qëndron si një shkëmb në furtunën popullore dhe të nacionalizmit në rritje në shtetet fqinjë. Edhe për katër vjet të tjera ajo pretendon do të luajë rolin e kështjellës mbrojtëse dhe të hartojë kompromise evropiane. Një aftësi që duhet vlerësuar pafundësisht në këto kohë krize. Por edhe për sa kohë do të funksionojë kjo? Edhe për sa kohë do të mjaftojë mënyra e saj modeste, herë pas here edhe jo pasionante, për ta drejtuar BE? Në Spanjë, në Itali, në Hollandë, në Danimarkë dhe madje edhe në Greqi, qeveritarët janë të të njëjtit mendim se pa Merkelin në Evropë nuk bëhet asgjë.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …