Kryetari i Rusisë, Rexhep Tajip Erdogan rreshtohet në krahun e liderëve botërorë që shpresojnë në ngrohjen e marrëdhënieve të vendeve të tyre me Amerikën pasi në krye të Shtëpisë së Bardhë të vendoset Donald Trump. Fitorja e miliarderit në zgjedhjet e 8 nëntorit krijoi shumë pakënaqësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë këtu dhe një pjesë të establishmentit republikan, por jashtë kufijve, ata që patën fërkime me administratën Obama, presidencën e Trump e shohin si mundësi të mirë për një fillim të ri. “I telefonova Trumpit ditën pas fitores dhe ai mu përgjigj. Të dy ramë dakord se duhet bërë shumë për sa i takon të ardhmes së marrëdhënieve amerikano-turke. Unë vetë nuk mendoj se ai do të ndjekë një linjë aq të ashpër kundër myslimanëve. Në fakt, pas atyre që tha gjatë fushatës e ka korrigjuar veten në deklaratat e fundit mbi këtë çështje”, u shpreh Erdogan.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …