Përfundimisht Populli i Shqipërisë ka hyrë në një kulturë të lartë evropiane të votimit, e cila është shtylla kryesore për një Shtet Demokratikë. Për fat të keq një gjë e tillë nuk po ndodhë në Kosovë dhe ç’është më e keqja as që ka shenja për një gjë të tillë. PD-ja e Shqipërisë, në krye Lulëzim Bashën po përjeton humbje të një pas njëshme si në seritë filmike me shumë episode. Këto humbje secilën herë po janë gjithnjë e më të thella njëra pas tjetrës sipas radhës. Rasti i fundit është pak muaj më parë në Dibër ku fajin ia la Popullit dhe drogës,dhe kjo e tanishmja në Kolonjë. Nuk dihët se ç’ti thuhët këtij njeriu apo thënë troç këtyre dy liderëve “famoz” të PD-ës Sali Berishës dhe pionit të tij Lulëzim Bashës. Në asnjë vend të Botës nuk do të mundë të mbijetonte një lider partiak me këto humbje marra-mendëse. Për fat të keq kjo te ne po shkon në vazhdimësi,madje as që po i shihet fundi. Por ç’është e mira këtë Populli po vendosë,për kë të votoi. Por nëse bëhet një analizë e thukët këta dy lider më shumë po i sjellin dëm se sa dobi PD-ës e cila tanimë po shihet nga qielli i hapur. Ku humbjet veq sa do tu thellohën akoma më shumë.
Quo vadis Lulëzim Basha dhe Sali Berisha
PD-ja ka kohë që është në komë politike, dhe me këta lider vështirë se do e shohin dritën në fund të tunelit, ku nëse vazhdon kësi soji vështirë se do dalin nga kjo errësirë. Për t’ua përmendur të gjitha gabimet as që mundë të diskutohet….Por me të vërtet është për keq ardhje se në çfarë derexhe kanë rënë, kur kohë më parë votuan kundër shtetit të vet në Parlamentin Europian. Shtrohet pyetja e thjeshtë kush e bënë një gjë të tillë. Por kësaj radhe shkëlqeu Majlinda Bregu nga PD-ja e cila nuk e shikoi interesin partiak por atë Kombëtar dhe votoi PËR. Më në fund pas vdekjes tragjike të të ndjerit Sokol Oldashi i cili deshi të bëjë një reformim të PD-së, për fat të keq nuk ia arriti. Por me këtë gjest bravuroz të Majlinda Bregut dhe Astrit Patozit mundë të shpresohet diç nga kjo parti. Por sa do të jenë këta të dy të ndryshojnë me këta dy liderë vështirë se mundë të shpresohet. Për ndryshe Populli i Shqipërisë di të dënoi cilin do që nuk i përfaqëson interesat e Popullit.