leoni

Ministri Lutfi Zharku dhe zëvendësministri Fehmi Mujota biseduan me kryetarin e Deçanit, Rasim Selmanaj

Ministri Lutfi Zharku dhe zëvendësministri Fehmi Mujota biseduan me kryetarin e Deçanit, Rasim Selmanaj

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe zëvendësministri Fehmi Mujota vizituan Komunën e Deçanit, ku u takuan me kryetarin e kësaj komune, Rasim Selmanaj. Më pas, ministri Zharku përuroi përfundimin e punimeve për fazën e parë të projektit të asfaltimit të rrugës Deçan – Kozhnjerë tek ura në fshatin Lloqan. Ministri shprehu kënaqësi që gjendet në Deçan, për të përuruar projektet infrastrukturore, të cilat janë të nevojshme për qytetarët e Deçanit. Do të mundohemi që së bashku me Qeverinë të bëjmë zgjidhje në financimin e kësaj rruge deri në përfundimin e saj. Ne do të vazhdojmë me investimin e projekteve të tjera në këtë komunë edhe në vitin tjetër”, tha ministri. Kryetari Selmanaj falënderoi ministrin Zharku për financimin e këtyre projekteve infrastrukturore në komunën e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj: Kurti ka legalizuar varfërinë dhe po e thellon atë me zgjedhje të reja

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti, …