Enver Hoxhaj kërkoi nga ministrja e Jashtme të Madagaskarit, Beatris Atalla njohjen e Shtetit të Kosovës

Enver Hoxhaj kërkoi nga ministrja e Jashtme të Madagaskarit, Beatris Atalla njohjen e Shtetit të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme,  Enver Hoxhaj, ka biseduar  ministren e Jashtme të Madagaskarit, Beatris Atalla, në kuadër të Samitit të Frankofonisë që po mbahet në Madagaskar. Hoxhaj e ka falënderuar zonjën Beatris për ftesën si vend nikoqir i Samitit, ndërsa ka biseduar për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky shtet. Me këtë rast Hoxhaj i ka dorëzuar ministres Atalla edhe kërkesën zyrtare për njohje. Ndërkohë, ministrja Atalla e ka falënderuar Hoxhajn për vizitën si dhe dorëzimin e kërkesës për njohje të pavarësisë së Kosovës “Si ministre e Punëve të Jashtme e Madagaskarit, dhe si presidente e konferencës ministrore frankofone, së pari dëshiroj të falënderoj ministrin dhe delegacionin e Kosovës për ardhjen e tyre në Madagaskar, dhe para se gjithash për dorëzimin e kërkesës në mënyrë që pavarësia e Kosovës të njihet nga Madagaskari ka thënë  ministrja, Beatris Atalla.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …