Në Strasburg të Francës po mbahet i dytë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE – Kosovë. Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Xhavit Haliti, kryetar i Komisionit për MSA, së bashku me delegacionin e Parlamentit Evropian, të kryesuar nga Tonino Picula, do të zhvillojnë punime gjatë dy ditëve në vijim. Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit nga Komisioni Evropian si dhe nga Qeveria e Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, dhe zëvendësministrja e Integrimit Evropian, Anila Statovci. Në ditën e parë të punimeve trajtohen tema të ndryshme si: gjendja e marrëdhënieve BE – Kosovë; sundimi i ligjit; mbrojtja e të drejtave të njeriut; marrëdhëniet fqinjësore dhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë. Punimet e këtij takimi do të përmbyllen të enjten me një konferencë për medie nga Picula dhe Xhavit Haliti.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …