Gjykata Penale e Brukselit i ka shpallur fajtor dhe i ka dënuar me burg të përjetshëm vrasësit e Enver Hadrit. Lajmin e ka bërë të ditur për media, Teuta Hadri, transmeton KosovaPress. Gjykata e Madhe Penale e Brukselit, i shpalli fajtor për vrasjen e Enver Hadrit, Bozhidar Spasiqin, ish-shef i UDB-ës për operacione speciale dhe vrasësit, Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq. Edhe pse prokurorja e rastit kërkoi për fajtorët nga 30 vjet burg për çdonjërin, megjithatë juria, e përbërë nga përfaqësuesit e drejtpërdrejtë të popullit në sistemin e drejtësisë, vendosen ndryshe, ata vendosen që kriminelët serbë të dënohen me burg të përjetshëm. “Kjo është një fitore e madhe e drejtësisë mbi krimin politik. Me këtë vendim Gjykata Penale e Brukselit, kryeqytetit të Evropës, krahas organizatorit dhe vrasësve të Enver Hadrit, praktikisht e dënoi edhe shtetin serb. Sepse organet serbe që një çerek shekulli, nuk lanë gur pa lëvizur, që vrasja e Enver Hadrit të mos zbardhet dhe dorasit të mos ndëshkohen, thotë Teuta Hadri.
Kontrolloni gjithashtu
BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …