Rexhep Selimi

Rexhep Selimi, ka kërkuar fillimin e hetimeve nga e para për Astrit Deharin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Rexhep Selimi, ka kërkuar fillimin e hetimeve nga e para për rastin e vdekjes së aktivistit të kësaj lëvizje, Astrit Dehari, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Ai ka thënë se vetëm në këtë mënyrë mund të jetë një hetim i drejtë dhe i pavarur. Selimi ka vlerësuar se hetim të pavarur nuk mund të garantojë pushteti që, sipas tij, është shkaktar i vdekjes së Astrit Deharit.
Vetëm fillimi i hetimeve nga e para mund të jetë nismë për një hetim të drejtë dhe të pavarur. Refuzimi nga ana e hetuesve të Mbretërisë së Bashkuar, që të përfshihen në atë që ka kërkuar Ministria e Drejtësisë, është tregues i mjaftueshëm që edhe ata vetë nuk e kanë gjetur veten të përfshirë në atë çfarë synonte të bënte Ministria e Drejtësisë. Prandaj, nuk mund të vihet drejtësia në vend me ndërmjetësimin e palës përgjegjëse”, ka thënë Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …