Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se partia që drejton është gatshme për zgjedhje të reja, por sipas tij, zgjedhjet duhet të vijnë si rezultat i një marrëveshjeje të përbashkët politike. “PDK-ja, natyrisht se është e gatshme gjithmonë për zgjedhje. Por, zgjedhjet duhet të vijnë si rezultat i një marrëveshjeje të përbashkët politike. Ne duhet të mësohemi që t’i respektojmë afatet e rregullta kohore të zgjedhjeve, ta respektojmë vullnetin e qytetarëve dhe Kushtetutën e vendit. Mirëpo, ne duhet të mendojmë më tepër se çfarë duhet të bëjmë pas zgjedhjeve”, ka thënë Veseli në një intervistë për gazetën “Epoka e re”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …