Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ndodhet për vizitë zyrtare në Berlin. Gjatë kësaj vizite Meta është takuar me kreun e Bundestagut gjerman, Norbert Lammert. Ai ka shprehur vendosmërinë e tij për avancimin me zbatimin e reformës në drejtësi dhe përmbushjen e të gjitha rekomandimeve të Këshillit të Evropës. Lammert ka deklaruar se Shqipëria duhet të vazhdojë me implementimin e reformave të nisura sipas standardeve evropiane. “Shqipëria mund të mbështetet te përkrahja e Gjermanisë, ashtu si edhe në të kaluarën. Të dy bashkëbiseduesit e konsideruan procesin e Berlinit si kyç për të motivuar dhe për të ruajtur perspektivën integruese të Ballkanit në BE.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …