Komuna e Malishevës me rastin e 28 nëntorit, përvjetorit të Shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, do të organizoj një varg aktivitetesh, ato do të fillojnë më:
– 24 dhe 25 Nëntor – Panairi artizanal me produkte tradicionale
– 25 Nëntor 2016 – Ndeshje miqësore në Volejboll – KV Malisheva vs KV Theranda. Salla e sporteve në Gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë, ora 16:00.
– 26 Nëntor 2016 – Turniri në Shah- Restorant “Rozafa”-finalja në ora 14:00.
28 Nëntor 2016
– Mbledhja solemne e KK-së, ora 9:00, salla e mbledhjeve e KK
– Homazhe dhe nderime, ora 9:30
– Zbulimi i pllakës përkujtimore me emrat e të rënë të fshatit Llapçevë, ora 13:00 në Llapçevë
– Turniri në Futboll-finalja në ora 14:00-Salla e Sporteve “Habib Zogaj”
– Ekspozitë në Qendrën e Rinisë nga artistët e rinj, ora 14:00.