Në një konferencë të mbajtur për Kosovë, Ministria ruse e Punëve të Jashtme ka vlerësuar se kriza politike në vend dëshmon për paaftësinë e Qeverisë, bën të ditur gazeta “Blic” e Beogradit. Gazeta saktëson se zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova , është ankuar në raportin e Këshillit të Sigurimit për situatën në Kosovë, meqë sipas saj deri tani është një shkallë e ultë e kthimit të refugjatëve serbë dhe ka një përpjekje të pushtetit për t’u grabitur pasurinë e tyre. Ajo ka vlerësuar se dialogu Prishtinë – Beograd “po zhvillohet me vështirësi” dhe ka thënë se Rusia mendon se pushteti i Kosovës nuk duhet “t’i harrojë detyrimet e veta. Sipas Zaharovës, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është bërë çdo gjë që Kosova të ecën drejt pavarësisë, duke llogaritur se ajo që kishte filluar do të përfundonte me ndihmën e propagandës dhe se nga Kosova në do të ndërtohet vendi që ofron mundësi, por kjo ka dështuar ka konstatuar rusja, Zaharova.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …