Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes kandidatit të zonës 6, Xhevat Ademi, paralajmëroi themelimin e Institutit për mbikëqyrjen e përdorimit zyrtar dhe standardit të gjuhës shqipe. Instituti do të funksionojë në formë të një inspektorati që do përkujdeset për mbrojtjen e zbatimit të gjuhës si dhe përdorimit adekuat të saj me çka do të sigurohet intelekti gjuhësor shqiptar. Sipas zotit Ademi, themelimi i institucionit do të kontribuojë drejt barazisë gjuhësore që është edhe shtylla e dytë e BDI-së për këto zgjedhje, si dhe do ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin intelektual të popullatës. BDI do të zotohet për sjelljen e një ligji për, siç tha ai, themelimin e një mekanizmi mbrojtjës apo Institut i cili do përcjell, mbikëqyr dhe sanksionon çdo devijim nga normat e shqipes letrare tashmë të zyrtarizuar në Maqedoni. Andaj Ademi tha se mbetet në duar të qytetarëve që të japin mandat BDI-së dhe të vazhdohet misioni i nisur për barazi të plotë të gjuhës shqipe.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …