Sot në fshatin Krajkovë të komunës së Drenasit, kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, i shoqëruar nga kryetari i AKR-së në Drenas, Elmi Thaçi, ka vënë gurthemelin e dy fabrikave që do të ndërtohen në këtë lokacion. Pacolli i cili ka investuar në ndërtimin e tyre, ka thënë se fabrika për përpunimin e kërpudhave si dhe pika për grumbullimin dhe paketimin e frutave të malit, do të funksionalizohen brenda gjashtë muajsh, ndërsa në to do të punësohen rreth 320 qytetarë. Lideri i AKR-së, në prani të qytetarëve foli për situatën aktuale ekonomike në vend. Ai tha se Kosovën tashmë e ka kapluar varfëria, papunësia dhe korrupsioni. Ndërtimi i këtyre dy fabrikave është vetëm një nga shumë projekte të tjera të cilat ne i kemi planifikuar dhe do t’i realizojmë shumë shpejtë”, ka thënë Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Ministritë përkatëse të Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit …