Në Kuvendin e Kosovës i ka zhvilluar punimet Tryeza me temë: “Raporti mbi Koston e Shërbimeve Cilësore të Edukimit në Fëmijërinë e Hershme në Kosovë” e organizuar nën kujdesin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dhe e mbështetur nga UNICEF-i. Në këtë tryezë të ftuar ishin ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, kryesuesi i Zyrës së UNICEF-it, Xhejms Mugaju, Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, Qemajl Marmullakaj, përfaqësues i Zyrës për Planifikim Strategjik, ZKM, përfaqësues të ministrive përkatëse, të Bankës Botërore, si dhe udhëheqës të njësive relevante të administratës së Kuvendit të Kosovës. Në hapjen e punimeve të kësaj tryeze, Flora Brovina, kryetare e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, përshëndeti pjesëmarrësit dhe bëri një rezyme të shkurtër të qëllimit të kësaj tryeze.
Kontrolloni gjithashtu
Ministritë përkatëse të Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit …