leoni

Rama: FSK-ja është zhvilluar dhe avancuar sipas standardeve të NATO-s

Duke folur për të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, komandanti i saj, gjenerallejtnant, Rrahman Rama ka thënë se FSK-ja i ka kryer të gjitha obligimet e saj dhe është në pritje të vendimit për t’u transformuar në Forca të Armatosura. Gjatë kësaj periudhe ka bërë arritje të mëdha si dhe ka përmbushur misionin e vet kushtetues. Ai ka shtuar më tutje se është në interesin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj që sa më parë të merret vendimi për transformimin e FSK-së. Gjatë intervistës për “Epokën e Re” ai ka deklaruar gjithashtu se Forca e Sigurisë së Kosovës është zhvilluar, ngritur dhe avancuar duke u bazuar gjithnjë në standardet e NATO-s. Ne jemi të kënaqur që Forca e Sigurisë së Kosovës ia ka dal që brenda një periudhe shumë të shkurt të bëhet institucionin më të besueshëm dhe më të respektueshëm në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …