Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se gjatë takimit të parë të Këshillit të Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, që u mbajt dje në Bruksel u konfirmua progresi i Kosovës në implementimin e MSA-së dhe shumë fusha konkrete. “Shprehëm përkushtimin që të punojmë pareshtur në implementimin e të gjitha çështjeve të cilat ne i kemi paraparë me kontratën e parë me Bashkimin Evropian në të gjitha fushat edhe në fushën politike, në fushën ekonomike, të forcimit të shtetit ligjor dhe të implementimit të MSA-së. Nënshkrimi edhe i marrëveshjes kornizë për qasjen tonë në programe dhe projekte të reja të Bashkimit Evropian, adreson aspekte të pjesës më vitale të popullsisë sonë, të rinjve, si dhe zhvillimit ekonomik. Tani po i afrohemi më anëtarësimit në familjen evropiane, ka shkruar kryeministri Isa Mustafa, në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …