Flamuri Shqiptar

Aktivitete dhe urime të shoqatave, partive e veprimtarëve me rastin e Festave të Nëntorit

OVL e UÇK-së me rastin e festave të Nëntorit, nesër do të bëjë homazhe…

 OVL e UÇK-së me rastin e festave të Nëntorit, nesër do të bëjë homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari”, në Prekaz, pastaj  në Mitrovicë te shtatorja e Isa Boletinit, në Varrezat e Dëshmorëve në  Gllogjan dhe në varrezat e dëshmorëve në Koshare.

Ramush Haradinaj viziton shtatoret përmendoret e të rënëve në vigjilie të festave të Nëntorit

 Kyetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për nderë të 28 Nëntorit, ka bërë homazhe para shtatores së Zahir Pajazitit në Prishtinë, në varrezat e dëshmorëve dhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në Prekaz, ku ka bërë homazhe në kompleksin e Jasharajve. Në fund, Ramush Haradinaj homazhet i përmbyll, në vendlindjen e tij, në Gllogjan.

Veprimtari i Çështjes kombëtare, Sejdi Veseli ka uruar bashkëkombësve festat e Nëntorit

 Veprimtari i Çështjes kombëtare, i burgosuri politik dhe eprori i lartë i UÇK-së, Sejdi Veseli ka uruar bashkëkombësit festat e Nëntorit, 28 Nëntorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntorin e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe 29 Nëntorin e Çlirimit të Shqipërisë nga fashizmi, me shpresë për bashkimin e potencialit idealist kombëtar në rrugë drejt bashkimit final të trojeve shqiptare në një SHQIPËRI.

Kolonel, Dilaver Goxhai pjesëmarrës i luftës së UÇK-së, shkrimtar dhe analist,  të emër të Shoqatës “Vullnetari i Lirisë, u ka uruar  të gjithë shqiptarëve festat e Nëntorit.

Partia FJALA uron të gjithë qytetarët në gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë

 Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntorin, Partia FJALA uron të gjithë qytetarët në gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë. Kjo ditë na kujton sakrificën e atyre burrave të mëdhenj, motrave dhe nënave shqiptare që luftuan dhe nuk kursyen asgjë që Shqipëria dhe Kosova të shpallin pavarësinë. Por që me 28 Nëntor për arsye të ndryshme dhe të njohura, vetëm Shqipëria arriti ta shpall pavarësinë. Shpallja e pavarësisë ishte një rrugëtim i vështirë dhe i udhëhequr nga burra të mëdhenj si Ismail Qemali dhe Isa Boletini. Kjo datë 28 Nëntori, përveç shpalljes së Pavarësisë ka edhe një peshë të madhe historike ngase është ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari i cili flijoj vetën dhe familjen e tij për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Jeta dhe vepra e tij është argument dhe shembëlltyrë për ne se si duhet të punojmë dhe veprojmë për vendin tonë. Urime.

Pesë degët e Forumit të Gruas dhe Rinisë të LDK-së së Prishtinës shkojnë për të festuar në Shqipëri

Për nder të 104 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, të pesë degët e Forumit të Gruas dhe Rinisë të LDK-së së Prishtinës janë nisur për të festuar në Shqipëri. Para nisjes ata kanë bërë homazhe te varri i Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova. Veç pjesëmarrjes në aktivitetet shtetërore për nder të kësaj date, në Vlorë e Tiranë, dhe takimit me homologët e tyre nga Partia Demokratike e Shqipërisë, do bëjnë dhe homazhe në Tiranë tek shtatorja e Presidentit Rugova, Komandantit Legjendar Adem Jashari si dhe te varri i kolonel Ahmet Krasniqit, ministër i parë Mbrojtjes i Republikës së Kosovës.

NISMA uron shqiptarët për Festat e Nëntorit

 NISMA për Kosovën, uron të gjithë shqiptarët për festat më emocionale të kombit shqiptar: 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, daljën në publik të UÇK-së dhe datëlindjën e komandantit legjendar, Adem Jashari. Po presim 28 nëntorin, ditën e flamurit kombëtar, daljën në publik të UÇK-së dhe datëlindjën e komandantit legjendar, Adem JASHARI. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ngjarja që do të shkruhet me shkronja të arta në historinë e kombit tonë, është lufta për çlirimin e Kosovës. Pavarësia e Kosovës ka në themel luftën legjendare të bijve të saj. Sa herë që përmendet kjo luftë, do të kujtohen me nderim të madh luftëtarët dhe komandantët e shquar, do të kujtohen betejat legjendare që kanë larë me gjakun e dëshmorëve të UÇK-së çdo pëllëmbë të Kosovës. NISMA për Kosovën, uron të gjithë shqiptarët për festat më emocionale të kombit shqiptar.

 Lëvizja për Bashkim do të vazhdojë  të punojë që ta kthejë frymëzimin

 Lëvizja për Bashkim do të vazhdojë  të punojë që ta kthejë frymëzimin dhe optimizmin në shpirtin e shqiptarit me angazhimin e saj, për ngritjen e mirëqenies ekonomike dhe sociale të qytetarit tonë dhe për nxitjen e proceseve integruese në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në çdo pore të jetës. Lëvizja për Bashkim nuk do të ndalet deri sa programi i saj për mirëqenie ekonomike e bashkim kombëtar të institucionalizohet e jetësohet deri në fund, thuhet në një postin të kësaj Lëvizjeje për 28 Nëntor.

 Partia Demokratike e Unitetit ua uron Festën e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve

 Partia Demokratike e Unitetit ua uron Festën e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë. Falenderoj sakrificën, gjakun, jetën e të gjithë atyre bashkëatdhetarëve. Veprat e tyre janë të gjalla, por, proceset që kanë filluar janë në duart, kokat, veprat e të gjithëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …