Kompleksi Memorial, “Adem Jashari” në Prekaz mbetet vendi më i vizituar nga shqiptarët, por edhe nga të huajt. Kalimi i viteve, që nga përfundimi i luftës, nuk e ka zbehur dëshirën për ta vizituar vendin prej ku ka nisur liria e Kosovës. Kompleksin memorial “Adem Jashari” vetëm këtë vit e kanë vizituar 400 mijë veta, përderisa numri i vizitorëve që nga paslufta kalon shifrën prej 11 milionë. “Vetëm këtë vit kemi pasur mbi 400 mijë vizitorë”, ka thënë për “Zërin” ciceroni, Ilaz Halimi, teksa kujton se të gjithë vizitorët shprehin emocionet sikurse të ishin për herë të parë në Prekaz, edhe pse mund të jetë e disata herë që shkojnë për t’u përkulur para varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij për sakrificën e bërë për liri.
Kontrolloni gjithashtu
Këshilli Koordinues i Familjarëve të të Zhdukurve, kërkon drejtësi për Viktimat e Luftës në Kosovë
Edhe këtë vit, Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve organizoi një takim për …