Për herë të parë është krijuar Unioni i Bashkive dhe Komunave kryesore që drejtohen nga shqiptarët, në Kosovë, Kosovën Lindore, Maqedoni, Shqipëri dhe në Mal të Zi. Ky union synon krijimin e mekanizmave të duhur të bashkëpunimit ndërmjet qyteteve shqiptare. Me synimin për t’u zgjeruar, unioni ka startuar me Bashkinë e Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës, që kanë firmosur një platformë bashkëpunimi në fusha si urbanistika, mjedisi, arti dhe inovacioni.
