Me një serë aktivitetesh tradicionale në Dranoc të Deçanit organizohet ,,Darka e Lamës,,

Projekti për  zhvillimin e Turizmit Rural  për Bashkëpunim Ndërkufitar në mes Kosovës dhe Malit të Zi,  i financuar  nga Komisioni Evropian, u  mbështet financiarisht aktiviteti për organizimin e “Darkës së Lamës”.

“Darka e Lamës”, u mbajt në fshatin Dranoc, të komunës së Deçanit.  Kjo ditë u organizuar nga OJQ ” IADK-ë” nga Vushtrria,  në bashkëpunim me  OJQ ”Golden Hney”, Deçani.

Të pranishëm në këtë manifestim  ishin përfaqësues nga zyra regjionale për zhvillim perëndimor,  përfaqësuar nga Lemane Hatashi, Zyrtar nga komuna  e  Deçanit, Junikut, OJQ-të dhe qytetar.

Kryetari i komunës së Deçanit z. Rasim Selmanaj i përshëndeti të pranishmit duke theksuar rëndësinë e kësaj dite  të trashëgimisë kulturore. Kjo ditë paraqet përmbledhjen e begatisë së bereqetit brenda një viti, si dhe premtoj vazhdimësinë e mbajtjes së  këtij  riti tradicional.

Këtë organizim e beri më madhështor edhe fjalimi i kryetarit të OJQ-së ”IADK”, Zenel Bytyqi, i cili  theksoj se do të ketë bashkëpunime edhe në të ardhmen me komunën e Deçanit për ruajtjen dhe mbajtjen e vlerave kulturore tradicionale.

Të pranishmëve ju ofrua darka më ushqim tradicional. Pas darkës të pranishmit u argëtuan  edhe me lojëra të ndryshme tradicionale, më çka u  bë edhe përmbyllja e  këtij manifestimi tradicional.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …