Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar kundër gënjeshtrave që po përhapin mediet e Serbisë. Ai ka thënë se “aleancat e krimit në Beograd e në Prishtinë, janë aktivizuar kundër meje, familjes sime dhe partisë që e drejtoj. Këtë herë duke prodhuar storje për tregti armësh të përmasave të mëdha, ku unë qenkam bosi. Kjo nuk është hera e parë e nuk do të jetë as e fundit, sepse këto aleanca të krimit me seli në Beograd e në Prishtinë, por që mentorët i kanë në Moskë, janë aktivizuar sa herë që dikush u ka dalë përpara dhe e ka penguar influencën e tyre në Kosovë. Edhe tani po ndodh e njëjta gjë, por kësaj radhe, propaganda e tyre është aq e tejdukshme, sa që ata vet do të jenë viktima të saj. As këtë herë nuk më ndalin dot!”, ka thënë Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …