Takimi i Edi Ramës me Angela Merkel në ditën e Pavarësisë shërbeu për të kuptuar pozicionin që Këshilli Europian do të mbajë në 15 dhjetor. “Komisioni Europian kërkon që zhvillimi në Shqipëri të jetë konstant dhe përparimet e bëra nga Shqipëria i ka përmendur edhe në raportin e progresit. Dua të përgëzoj përzemërsisht Kryeministrin Edi Rama për këto përparime”, tha Merkel. Por a do të thotë kjo një “Po” në dhjetor? Burime diplomatike konfirmojnë për Top Channel se Gjermania është e gatshme të mbështesë rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave për anëtërsim me Shqipërinë, kur të jetë zbatuar ligji i vettingut dhe reforma në drejtësi.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …