Në një kumtesë për opinion Partia e Drejtësisë ka dënuar sulmin e mbrëmshëm kundër Konsullatës Turke në Prizren. Sulme të këtilla janë sulme ndaj Shtetit të Kosovës, me prapavijë të qartë, destabilizimin e vendit, sulm ndaj miqve që bënë shumë për popullin dhe Shtetin e Kosovës. Ne i bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe organeve përkatëse, që sa më parë autorët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Sulmuesit e mbrëmshëm janë tipik me karakter të njëjtë që sulmuan edhe Kuvendin e Kosovës para disa muajve, autor të cilët po sfidojnë organet e sigurisë por edhe ata të drejtësisë në Kosovë, thuhet në reagimin e Partisë së Drejtësisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …