Ivica Daçiq dhe Sllobodan Millosheviq

Serbia e Daçiqit është përgjegjëse për luftërat kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës

Ministri i Jashtëm i Kosovës, gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të Vishegradit dhe Ballkanit, në Varshavë të Polonisë,  sjelljen dhe diskursin politik të Ivica  Daçiqit në raport me Kosovën i ka krahasuar me sjelljen dhe veprimet  e Millosheviqit. “Është një ironi e historisë të shohësh Ivica Dacicin duke folur për pajtim, një njeri që ka qenë zëdhënës i regjimit të Millosheviqit dhe njeriu i dytë në partinë e tij. Serbia është përgjegjëse për katër luftëra, kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës dhe asnjëherë nuk e ka marr përgjegjësinë! Nuk ka pajtim pa marrë përgjegjësi Beogradi”, ka thënë Hoxhaj. Ivica Daçiq në fjalimin e tij ishte ankuar në Bashkimin Evropian se herë përpiqet ta trajtojë Kosovën si gjoja rast të veçantë, e në anën tjetër këtu në Varshavë e trajton si shtet.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …