U mbajt mbledhja e Kuvendit të Komunës së Suharekës

Kuvendi i Komunës ës Suharekës, të martën ka mbajtur mbledhjen e njëmbëdhjetë për këtë vit ku ka shqyrtuar këto pika: Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për të zhvilluar procedurat përmes konkurrimit tё hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës; Informatë për administrimin e buxhetit të Komunës së Suharekës për periudhën janar-shtator 2016; Raport nga Drejtoria për Shërbime Juridike dhe Kadastër si dhe pyetje e përgjigje. Për pikën e parë ka pasur shumë pyetje që kërkonin sqarime siç ishin rreth asaj se si qëndron gjendja në Zonën Industriale, sa përfituesit po e zbatojnë marrëveshjen e kontratës si dhe sa nga ata që kanë përfituar janë shkëputur nga kontratat, për çka kryetari Asllanaj ka dhënë përgjigje se deri tash janë shkëputur 15 kontrata për mos fillim të punimeve. Pastaj kryetari ka propozuar që kjo hapësirë ( për të cilën behej fjalë) të jepet në shfrytëzim për një afat kohor prej 20 vitesh me mundësi vazhdimi. Kështu edhe u vendos, me vota të këshilltarëve ku vetëm dy vota ishin kundër. Ndërkaq për pikën tjetër ka dhënë sqarime drejtori i Ekonomisë dhe financave z. Bexhet Kuçi, i cili ka elaboruar Informatën mbi administrimin e buxhetit për periudhën janar-shtator 2016. Drejtori Kuçi, në mes tjerash ka thënë se jemi për çdo lëvdatë pasi kemi arritur që të realizojmë të hyra vetanake në raporte mujore prej 98.94%. Ai ka dhënë edhe detaje tjera sa i përket buxhetit për këtë periudhë. Në fund është dhënë edhe Raporti i Drejtorisë për Shërbime Juridike dhe Kadastër.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …