leoni

Rexhep Mejdani, ka marrë statusin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Rexhep Mejdani, ka marrë statusin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Kryetari i Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë,  Rexhep Mejdani, ka marrë statusin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi më 26 nëntor të vitit 2010, derisa ishte ushtrues i detyrës së kryetarit të Kosovës e ka dekoruar me Medaljen e Lirisë, ish-kryetarin, Mejdani. Krasniqi me këtë rast, pati thënë se Meidani gjatë kohës së luftës në Kosovë bëri shumë për popullin e Kosovës. “E zgjodha që t’i jap Medaljen e Lirisë presidentit Meidani dhe me këtë rast mendoj se e nderojmë dhe respektojmë gjithë kontributin që ka dhënë Shqipëria për lirinë e Kosovës”, pati deklaruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …