Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka prezantuar ndarjen e buxhetit për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ai para anëtarëve të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës tha se mjetet e ndara për vitin e ardhshëm për Ministrinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 51 milionë euro , ndërsa kërkesa e tyre ka qenë mbi 54 milionë euro. Demolli ka bërë të ditur se për 10 vitet e ardhshme për transformim të FSK në FAK nevojiten 811 milion euro.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …