Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, ia ka pamundësuar kryeministrit Isa Mustafa të përgjigjet në pyetjet e deputetëve. Pavarësisht vërejtjeve të kryesuesit të seancës, Xhavit Haliti, deputetja, Bujupi nuk është tërhequr nga foltorja e Kuvendit, ku mbante në duar pankartën “Drejtësi për Astritin”. Kryeministri Isa Mustafa nuk ka arritur të flasë, pavarësisht insistimit të drejtuesit të seancës që t’i lejohet fjala. Ndërkohë deputetët e Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës janë larguar nga salla ku po mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës. Në sallë po qëndrojnë vetëm tre deputetë të VV-së të cilët para foltores po mbajnë pankartën me mbishkrimin “Drejtësi për Astritin”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …