Auditori i përgjithshëm, Besnik Osmani ka prezantuar në Kuvend raportin vjetor të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2015. Ai tha se Qeveria e Kosovës ka keq planifikuar 23 milionë euro, edhe 2 milionë euro tjera si pasojë e gabimeve nga institucionet tjera. Disa prej gjetjeve të tjera që kanë të bëjnë me prokurimin publik, faktojnë se ka mangësi të menaxhimit të prokurimit publik. 11 mijë kontrata janë nënshkruar në vlerë prej 400 milionë euro, kjo vlerë kërkon menaxhim më të mirë me mjetet e taksapaguesve. Nuk janë monitoruar kontratat tenderuese dhe ka pasur edhe blerje pa kërkesë të institucioneve. Kemi mbulim të pozitave me ushtrues detyre të stërzgjatura, kemi pasur 1300 të punësuar me kontratë mbi vepër në të gjitha institucionet e Kosovës, shumica prej tyre pas pasur nevojë fare”, tha Osmani.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …