Ministri Demolli priti në një takim zëvendës-ministrin e Mbrojtjes të Maqedonisë, z. Bekim Maksuti

Ministri Demolli priti në një takim zëvendës-ministrin e Mbrojtjes të Maqedonisë, z. Bekim Maksuti

Ministri i FSK-së, Haki  Demolli priti në një takim zëvendësministrin e Mbrojtjes të Maqedonisë, z. Bekim Maksuti, i cili në krye të një delegacioni zhvilloi një vizitë zyrtare në vendin tonë. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe zëvendësministri, Muhamet Latifi, sekretari i përgjithshëm Shkëlzen Sylaj dhe  gjeneral brigade Zymer Halimi. Ministri i FSK-së, Haki  Demolli,  pasi i uroi mirëseardhje Bekim Maksutit, e falënderoi për ndihmën që Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë i ka dhënë ndër vite MFSK-së për edukimin dhe trajnimin e kadetëve të saj si dhe për bashkëpunimin e suksesshëm në të gjitha fushat në mes dy ministrive. Zëvendës-ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Bekim i premtoi  vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen, duke e vlerësuar si mjaft me interes për të dyja vendet.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …