Isa Mustafa

Kryeministri Mustafa propozoi krijimin e një komisioni për demarkacionin me përfshirje edhe të opozitës

Kryeministri Mustafa, pas mbledhjes së kabinetit qeveritar ka propozuar krijimin e një komisioni ku do të përfshihej edhe opozita. Komisioni do të verifikonte nëse Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi ia tkurr territorin vendit.  Opozita është deklaruar kundër pjesëmarrjes në të. Propozimin Mustafa e ka dhënë në mbledhjen e kabinetit qeveritar, tek ka folur për pjesëmarrjen e tij në takimin e Këshillit për Stabilizim-Asocim. Ka thënë se gjatë diskutimit, atje është shprehur interesim shumë i madh, edhe i palës kosovare e edhe i autoriteteve të Bashkimit Evropian, lidhur me përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave. Dhe, për ta përmbyllur atë, ka thënë të jetë kërkesë themelore ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …