Halepi po bëhet një “varrezë gjigante” me pushtimin e forcave assadiste dhe ruse

Halepi po bëhet një “varrezë gjigante” me pushtimin e forcave assadiste dhe ruse

Kryesuesit për çështje  humanitare i OKB-së, Stephen O’Brien, ka deklaruar se qyteti Halep i  Sirisë rrezikon të bëhet një “varrezë gjigante”, me avancimin e forcave qeveritare në zonat e kontrolluara nga kryengritësit. Ai iu ka bërë thirrje vendeve  anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të mbrojnë civilët “për hir të humanizimit”. Së paku 34 civilë kanë vdekur nga bombardimi fundit të forcave qeveritare në zonat që kontrollon opozita. Trupat e regjimit dhe forcat ruse, qysh në fundjavë, kanë rimarrë më shumë se një të tretën e pjesës lindore të Hapelit të kontrolluar nga rebelët.. O’ Brien thotë  se rregullat e luftës, të vendosura më shumë se 150 vjet më parë në Konventën e Parë të Gjenevës, janë shpërfillur sistematikisht në Siri.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …