Komuna e Klinës njofton të gjitha institucionet komunale, qytetarët, OJQ-të, organizatat e biznesit, kryetarët e fshatrave, të bashkësive lokale, mediat dhe të interesuarit e tjerë, se dqbati me publikun do të mbahet me 15 dhjetor në sallën e kuvendit të komunës së Klinës duke filluar në ora 10:00 me këtë rend dite:
-
Shqyrtimi dhe konsultimi me publikun lidhur me Projekt – rregulloren për mënyrën dhe kushtet e shfrytëzimit të palestrës Sportive ,, Adem Jashari” Klinë.
-
Plani zhvillimor i arsimit për periudhën 2017-2019 në Klinë.